Egla Ceno la perfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP” ditën e sotme pas një sërë rregullash të thyera.
Për largimin e saj, mes shumë reagimeve, ka ardhur dhe ai i gazetarit Elvi Fundo.
Ai ka bërë një postim ironizues në InstaStory, ku thotë se pas eliminimit të Eglës, fshihet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
“Edhe Eglën që nxorrën nga Big Brother nga pas qëndron Veliaj. Lali sponsorizon Top-in, i duhet që të heqë vëmendjen se me media s’po ja del dot, me gënjeshtrën ish-drejtore se besoi kush talonin nën hetim nga SPAK me 2 kallzime. I treti e pret në ajër. Tani si ka ngel gjë tjetër Lalit, se edhe tëmthin e hoqi, veç të bëjë ndryshim gjinie. Nesër materiale të tjera nga hetimet e dosjes 5D deri tek gazetarët gjobaxhinj të paguhen nga drejtorët e bashkisë”, shkruan ai.
lokimagazine