ShowBizzz

Habit Graciano: Jam delja e zezë e këtij sezoni, askush nga banorët nuk më flet

Graciano Tagani, i cili ishte një prej banorëve më të komentuar për debatet e shpeshta dhe të ashpra me konkurrentët e tjerë të këtij edicioni, ka treguar se marrëdhënia me ta nuk është aspak e mirë edhe pas përfundimit të lojës.

Në një intervistë të zhvilluar së fundmi, Graciano e ka cilësuar veten si ‘delja e zezë’ e këtij edicioni të BBV, pasi askush nga banorët nuk i flet më.

Ai është shprehur se pas daljes dhe përfundimit të lojës përveç Rikes, Liamit dhe Endrikut, nuk ka kontakte dhe miqësi me asnjë nga banorët e tjerë.

“Nuk kam dalë nga vetja pa arsye! Unë jam delja e zezë e këtij sezoni, sepse askush nga banorët nuk më flet!. Unë kam miqësi vetëm me Endrikun, Liamin dhe Riken,”- është shprehur ai në E Diell.



bal