Erjon Goxhara, polici i cili plagosi me armë 45-vjeçarin Lorenc Kosta, shprehur perpara Gjykates pendesë për veprimin që kreu. Këtë të premte është zbardhur sakaq edhe dëshmia e bashkëshortes së efektivit. Gruaja e Goxharës ka deklaruar se pas presioneve të vazhdueshme të të shoqit i cili sipas saj ishte fiksuar se ajo e kishte tradhtuar, ajo ia ka pranuar, por i ka thënë që ka ndodhur vetëm një herë dhe më pas ai e ka ofenduar dhe dhunuar.
Dëshmia e plotë e bashkëshortes së Erjon Goxharës:
“Kam pasur një raport intim me shtetasin Lorenc Kosta. Kjo gjë ka ndodhur vetëm një herë, pas këtij momenti, kontaktet me Lorencin kanë qenë vetëm për çështje pune. Prej muajit Janar 2024 Erjoni ka shfaqur shenja xhelozie, duke u fiksuar që mund ta tradhtoja.
Fillimisht, pretendimet e tij për tradhti nga ana ime ishin pa ndonjë shkak të arsyeshëm apo bazë konkrete, saqë në vijim filloi të bëhej obsesiv dhe të më ushtronte presion psikologjik që unë t’i tregoja personin me të cilin e tradhtoja. Në fillim të muajit korrik, pas presionit të vazhdueshëm dhe dhunës fizike të ushtruar nga ana e Erjonit, unë i kam pranuar që e kisha tradhtuar vetëm 1 herë, vite më parë, me një kolegun e punës sime, shtetasin Lorenc Kosta.
Fillimisht Erjoni më ka thënë që t’i tregoj se do m’i falë të gjitha, por pasi unë i kam treguar në lidhje me flirtin e hershëm me shtetasin Lorenc Kosta, ai është bërë keq dhe më ka ofenduar, sharë dhe ushtruar dhunë fizike ndaj meje. Një javë pas këtij konflikti, Erjoni, nga telefoni im ka komunikuar me Lorencin dhe e ka kërcënuar me jetë”.
Ndërkohë nga ana tjetër, djali i çiftit ka rrëfyer të gjithë kronologjinë e ngjarjes pasi babai i tij ka kryer plagosjen dhe se ku është fshehur, ndërsa komentoi edhe marrëdhënien e prindërve të tij.
I riu ka treguar se “kam dëgjuar debate mes prindërve, për shkak se babai dyshonte se mamaja e tradhtonte me një koleg që quhej Lorenc. Djali i policit konfirmon se “mami ia ka pranuar babit që dyshimet që ai kishte në lidhje me Lorencin ishin të vërteta dhe se ajo e kishte tradhtuar.
Gjithashtu, tregon djali i Gaxharës, babai i tij ka thënë se nuk do të dorëzohet dhe se “më mirë vras veten sesa të kalbem në burg”.
bal