LifeStyle

Habit influencerja e njohur Sanne Josefson: ‘Cristiano Ronaldo është personazhi i famshëm më i keq që kam takuar…’!

Influencerja e njohur Sanne Josefson, ka dhënë një deklaratë befasuese për yllin portugez, Cristiano Ronaldo.

Ajo u shpreh se Ronaldo ishte personazhi i famshëm më i keq që kishte takuar. Josefson këto pretendime i tha gjatë një interviste me gazetën Expressen, duke kujtuar takimin që kishte pasur me futbollistin portugez.

Influencerja pretendon se ajo dhe shoqja e saj u ndeshën me Ronaldon dhe menaxherin e këtij të fundit në hotel në Los Angeles. Sipas saj, agjenti i futbollistit të njohur i ftoi të dyja të bashkohen në tavolinën e tyre luksoze. Por, shpejt e kuptoi se ajo kishte shumë pak gjëra të përbashkëta me fituesin pesë herë të Ballon d-Or.

“Menaxherit të tij më duket se i pëlqente shoqja ime, kështu që na ftuan për një pije në hotelin Beverly Hills. Nuk patëm ndonjë bisedë. Donim të porosisnim diçka, më pasi Ronaldo porositi ujë. ‘Dua të ruaj muskujt e mi six-pack’.-tha ai. Pastaj mendova se nuk kemi shumë për të folur”.

Ndërkaq, Al Nassr mbylli sezonin në Saudi Pro League me një fitore 4-2 ndaj Al Ittihad, sfidë në të cilën Cristiano Ronaldo realizoi dy gola dhe jo vetëm. Portugezi vendosi një rekord të veçantë sa i përket kampionatit saudit, pasi Ronaldo bëhet i pari lojtar që realizon 35 gola në një sezon të vetëm.

39-vjeçari arriti këtë kuotë në 31 takime duke e bërë akoma dhe më të bukur këtë rekord, me Ronaldo-n që e ka kthyer në specialitet thyerjen e tyre. Ish-sulmuesi i Real Madrid u shpall golashënuesi i edicionit duke lënë pas Mitrovic (Al Hilal) me 28 finalize, teksa Al Nassr e mbylli në vendin e dytë kampionatin.

Rikujtojmë se Juventusi humbi një çështje arbitrazhi kundër Ronaldo-s, kështu që ata zyrtarisht i detyrohen sulmuesit portugez gati 10 milionë euro plus interesat. Ronaldo kishte filluar një betejë ligjore me ish-klubin e tij mbi 19.5 milionë euro në pagat e papaguara, si rezultat i dy manovrave të pagave të përfunduara gjatë pandemisë COVID-19. Juventus kishte bërë marrëveshje private me Ronaldon dhe futbollistët e tjerë, duke shtyrë pagesën e pagave të tyre, por klubi nuk informoi FIGC-në dhe nuk raportoi manovrat në pasqyrat e tyre financiare./TAR