ShowBizzz

Habit ish-banori i BBVA, kërkon përballje boksi në ring me Joz Markun: “Kontrata është gati, hajde!”

Rogert Sterkaj ka surprizuar ndjekësit me një sfidë publike drejtuar Joz Markut, duke i propozuar një përballje boksi në ring.

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania” ka publikuar në Instagram një poster ku ai dhe Jozi paraqiten përballë njëri-tjetrit si protagonistë të një ndeshjeje boksi. Sipas materialit të shpërndarë prej tij, ideja është që përballja të zhvillohet në Tiranë si një ndeshje mes dy personazheve të njohura të rrjeteve sociale.

Por Rogerti nuk është ndalur vetëm te posteri. Ai është shfaqur gjithashtu në një video së bashku me Florend Kalivopullin, kreun e Federatës Shqiptare të Boksit, duke deklaruar se ka diskutuar me të rreth organizimit të ndeshjes.

“Kënaqësi të bisedoja për Albania’s FIRST Influencer Boxing Match me kreun e Federatës Shqiptare të Boksit, z. Florend Kalivopulli. Gjërat po bëhen serioze… kontrata është gati. Joz Marku, tani radha është e jotja”, shkroi Sterkaj krahas postimit.

Në videon e publikuar, ai i drejtohet gjithashtu drejtpërdrejt Jozit me një ftesë të shkurtër: “Joz Marku, është gati kontrata. Hajde!”

Për momentin, bëhet fjalë për një ftesë publike të bërë nga Rogert Sterkaj dhe nuk ka ende një konfirmim nga Joz Marku se do ta pranojë përballjen.

Nëse Jozi vendos t’i përgjigjet pozitivisht sfidës, dy ish-banorët e “Big Brother VIP Albania” mund ta zhvendosin përballjen e tyre nga deklaratat publike drejt një ndeshjeje të organizuar në ring.

Të Ngjashme