Moderatorja e “Goca dhe Gra”, Xhilda Luzi, gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi ka folur lidhur me jetën e saj profesionale dhe atë private.
Lidhur me këtë të fundit ajo rrëfehu historinë e njohjes me partnerin e saj, të cilin e njohi në një moment tepër të papritur.
Por në një takim rastësor punë në ambientet e televizionit edhe pse u paraqit për një vend pune, Xhilda tregoi se u dashurua dhe në fakt gjeti partnerin e jetës së saj.
“Erdha për punë dhe gjeta burrë”, tha ajo duke qeshur.
Xhilda tregoi edhe historinë familjare, e ardhur nga një familje me prindër të divorcuar, por me një marrëdhënie korrekte me njerkën, Xhilda shtoi se gjithmonë ka dashur t’i pëlqejë babait të saj.