ShowBizzz

Habit Princi me kushtet për Elian pas divorcit, nuk e lejon të martohet sërish?!

Elia Zaharia dhe Princ Leka tashme janë zyrtarisht të ndarë: Nga marrëveshja e divorcit aktorja ka përfituar në një apartament 257 m2, i cili është në emrin e të bijës. Ndërsa artistja do të ketë në pronësi të plotë të saj një dyqan 134 m2 si dhe një parking rreth 47 m2. Por ka terhequr vemendjen nje kusht i vendosur per aktoren ne kete ujdi: Teksa Princi vete e rigjeti shpejt dashurine, ne baze te marreveshjes se ndarjes te arritur mes ciftit, nëse Elia do të martohet sërish ose do të nisë një bashkëjetesë do të humbasë të drejtat mbi pronat kur vajza e tyre Geraldina do të jetë në moshë madhore.

Habit Princi me kushtet për Elian pas divorcit, nuk e lejon të

Në vendim gjithashtu thuhet se aktorja s’do të mbajë më mbiemrin “Zogu”, por atë të vajzërisë “Zaharia”. Marrëveshja e firmosur mes tyre përcakton edhe takimet që Princ Leka do të ketë me Geraldinën, ku sipas dakordësisë vajza do të takohet me të atin 2 orë çdo ditë dhe do të shkojë në shtëpinë e tij në fundjave.Princ Leka do të paguajë 1 mijë euro vlerë monetare mujore si detyrim ushqimor kundrejt vajzës, shumë e cila përfshin shpenzimet për nevojat e përditshme të fëmijës dhe do të paguhet në llogarinë bankare të Nënës.

Sipas vendimit të Gjykatës, tradhtia nuk ka qenë arsye e fundit të martesës së çiftit të njohur, siç është aluduar pas bërjes publike të romancës së Princ Lekës me fotografen Blerta Celibashi, me të cilën ka nisur edhe bashkëjetesën. Elia Zaharia dhe Princ Leka thuhet se janë ndarë për shkak të konflikteve të vazhdueshme, mungesës së komunikimit dhe ndërpreres së bashkëjetesës, fakte të pranuara nga aktorja si edhe 42-vjeçari.

Ne fillim te marsit, plasi hapur skandali mbretëror me ërplasja fizike të Princ Lekës dhe Elia Zaharias. Por teksa situata me Elian dhe familjarët e saj është e nderë, Princi ka gjetur një tjetër dashuri dhe gjërat mes tyre tashmë janë serioze. Ai dhe fotografja disa vite më e re kanë nisur edhe bashkëjetesën në shtëpinë ku aktualisht Leka po jeton. Duke qenë se Elia me vajzën e çiftit si dhe me familjarët e saj po qëndron në pronën e tij, Princi ka nisur një jetë të re me Blertën në një shtëpi me qira.

 



bal