“Without Blood”, një film dramë lufte e shkruar, e drejtuar dhe e bashkëprodhuar nga Angelina Jolie, pati premierën e tij botërore gjatë ditës së katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Toronto 2024. Bazuar në një libër me të njëjtin emër nga Alessandro Baricco, filmi i përshtatur debutoi në seksionin e Prezantimeve Speciale të ngjarjes vjetore, me disa nga aktorët dhe ekipin në dispozicion për të ndihmuar me promovimin. Salma Hayek ishte ndër yjet që kaluan në tapetin e kuq përpara shfaqjes, e veshur me fustan ngjyrë të kuqe të errët, i cili theksonte pjesën e sipërme, përpara se të lirohej paksa nga beli e poshtë, shkruan DailyMail. 58 vjeçarja befasoi megjithate me pamjen, pasi u shfaq me floket me thinja.
Aktorja e nominuar për çmimin “Oscar” e kishte kompletuar look-un e saj me disa unaza, duke përfshirë unazën e martesës nga bashkëshorti François-Henri Pinault dhe vathë të varur. Ajo iu bashkua në tapetin e kuq nga aktorit protagonist Demian Bichir dhe Angelina Jolie, dhe treshja vazhdoi të bënte disa poza së bashku.
bal