Lajme

Haga thirrje Izraelit të ndalojë gjenocidin në Gaza

Gjykata Ndërkombëtare e të Drejtave në Hagë ka vendosur se Izraeli duhet të marrë të gjitha masat për të parandaluar aktet e gjenocidit në Gaza, por nuk ka urdhëruar një armëpushim të menjëhershëm.

Gjykata ka thënë se ka juridiksion për të vendosur për masa urgjente, të kërkuara nga Afrika e Jugut, në rastin kundër Izraelit, në luftën e tij kundër Hamasit në Gazë, shkruan BBC.

“Gjykata është plotësisht e vetëdijshme për shtrirjen e tragjedisë njerëzore që po shpaloset në rajon dhe është thellësisht e shqetësuar për humbjen e vazhdueshme të jetëve dhe vuajtjet njerëzore,” tha drejtuesi i GJND-së.

Hamasi, grup palestinez që udhëheq Rripin e Gazës, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Gjykata u shpreh gjithashtu se palestinezët duket se janë një grup i mbrojtur sipas Konventës së Gjenocidit. Prandaj, ajo njeh edhe të drejtën e palestinezëve të Gazës për t’u mbrojtur nga aktet e gjenocidit.

Izraeli i shpalli luftë Hamasit më 7 tetor 2023, pak pasi grupi kreu sulme vdekjeprurëse në tokën e tij, duke i lënë rreth 1.200 njerëz të vrarë dhe duke marrë mbi 240 pengje. Kombet e Bashkuara dhe agjenci ndërkombëtare për ndihmë, vlerësojnë se luftimet kanë shkaktuar katastrofë humanitare në Gazë, pasi një çerek i këtij territori, me 2.3 milionë banorë, po përballet me uri.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo