Hailey Bieber u nis për një ditë relaksuese në Spa, në Beverley Hills.
Modelja, 27-vjeçare, e cila mirëpriti një djalë me burrin Justin tre javë më parë u shfaq me një dukje të thjeshtë, teksa doli me një kapuç blu dhe dollakë të zeza.
Hailey kombinoi ansamblin e saj të rehatshëm me çorape të bardha dhe atlete sportive përpara ditës së saj të kujdesit për veten, shkruan DailyMail.
Hailey Bieber
Ajo kishte edhe një çantë lëkure të zezë dhe kompletoi pamjen e saj me një palë syze të zeza.
Modelja theksoi bukurinë e saj me një grim të thjeshtë dhe me një palë vathë argjendi.
Hailey Bieber
Hailey kishte lëshuar flokët e saj të errët në një stil të lirshëm të drejtë dhe shkëlqente me grimin e saj natyral.