Lajme

“Hajde këtu, je burri im!” Blendi Fevziun e duan dhëndër në Gana

Gazetari Blendi Fevziu gjatë një udhëtimi në kryeqytetin e Ganas, Akra është hasur me një situatë gazmore.

Teksa po shëtiste në një treg të zonës, një shitëse i ka kërkuar me ngulm të futej në çadër bashkë me të, madje i propozon atij për martesë.
“Hajde këtu. Je burri im”, dëgjohet të thotë gruaja në mes të tregut.

“Kur del dikush qe thote je burri im ne pazarin e Accres ne Gana. Sipas perkthimit te shqiptareve ketu me thote: njeri i bardhe. Une i percelluar nga dielli,” shkuan gazetari në rrjetet sociale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu)