Lajme

“Hajde live hajde”, Aleksandër Gjoka dhe Dafina Zeqiri “kunja” në rrjetet sociale

Këngëtari Aleksandër Gjoka ka hedhur kunja për të kënduarin “live” të Dafina Zeqirit.

Ai ka postuar një video të Dafinës, ku shihet duke kënduar “playback”, teksa me ironi shkruan “Hajde live hajde. Pu, pu, pu çfarë turpi. Hajde VIP”.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe vetë këngëtarja, ajo ka postuar një video, ku me mimikat e saj tregon qartë se nuk i intereson se çfarë thonë të tjerët për të.

Krah videos ajo shkruan: “M’tha, i’thash….. Mos u shqetëso për atë që po bëj unë, shqetësohu se pse je i shqetësuar për atë që po bëj unë”.

View this post on Instagram

A post shared by DAFINË MOJ (@dafina.zeqiri)