Kuriozitete

HAJNI NË BALLË TË OXHAKUT!

Në Kosovë – nëse je i papunë, je i humbur dhe i pashpresë.

Nëse je punëtor me një pagë minimale, mjek, inxhinier apo edhe i ndonjë profesioni tjetër me pagë pak më të madhe, je luftëtar i mbijetesës. Por, do të jesh i
parespektuar, i injoruar…
E, nëse je hajn i rangut të lartë, nëse fiton pa djersë, je i respektuar, i lavdëruar, i nderuar…
Hajn po, por në ballë të oxhakut ama!
*
Shpesh na ka rënë të dëgjojmë: E vërteta është e hidhur!
E vërteta nuk është as e hidhur, as e ëmbël, as e bardhë, as e kuqe…
E vërteta është fillimi dhe fundi, tërësia vetë.
Por, për kë është e vërteta e hidhur?
Për mashtruesin!
Për mjeranin që e ka mashtruar veten me iluzione se është dikush dhe kur ia thua të vërtetën bëhet helm e vrer!

E vërteta është e hidhur për gënjeshtarin, për matrapazin, për hiçin!
E vërteta është e vërtetë!
Po, edhe rrena është rrenë dhe mbetët
rrenë…
*
Është e çuditshme se njerëzit që nuk dinë se kush janë, përpiqen të jenë dikush dhe kanë për qëllim të bëhen dikush.
E, të tillët nuk janë të paktë në përditshmërinë tonë.
Shumicën e tyre i ke në pozita pushteti.
Eh, ç’të bësh?!
*
Një i ri, djalosh, u shpallë njeriu më i mençur. E kishte koeficientin më të lartë të
inteligjencës.
E pyetën gazetarët:
“Prej cilave sisteme filozofike mëson?”.
“Rri me njerëz!”, përgjigjet djaloshi.

G.D