ShowBizzz

Hakmarrje ndaj ish të dashurës? Çfarë qëndron pas intervistës Blero-Afrona!

I ftuar së fundmi në ‘Reload’ në RTV Dukagjini, Blero Muharremi, foli për herë të parë për ‘podcast’-in që bëri bujë me Afrona Dikën, me të cilën u nda dy vite më parë. Këngëtari tha se ka qenë si një lloj hakmarrjeje ndaj ish-të dashurës së tij, e cila u identifikua me nofkën ‘bebe’. “Mu ka dhimbs vetja dhe koha”, u shpreh 45-vjeçari.

Hakmarrje ndaj ish të dashurës? Çfarë qëndron pas

“Podcasti ka ndodhur pak ose më shumë inati në kuptimin e realizimin e tij për t`ia kthyer dikujt tjetër. A është bashkuar apo jo me Afronën, nuk është e vërtetë, por podcasti është bërë me inati për një person që akoma e dua dhe te ndikoje tek ajo. Është ajo që e kam përmend brenda Big Brother VIP Kosova II, që kam treguar dashuri për të dhe që ende kam dashuri  për të”, theksoi ish-konkurrenti i Big Brother.

Blero ndër të tjera shtoi: “‘Bebe’ më ka dëshpëruar, sepse ne duhet te udhetonim ne një vend bashkë, ajo ka shkuar, unë s’kam mbërritur, dhe pastaj u prishen raportet, por edhe lidhja. Është si hakmarrje ky podcasti me Afronën”. 



bal