Permes nje postimi ne rrjetet sociale, aktori i njohur turk Caglar Ertugrul tregoi se ka blerë dhe ka shkaterruar shkollën e fëmijërisë së tij! Në postimin e tij, Ertugrul u tha fansave të tij se motivimi i tij ishte hakmarrja për “drurin që kishte ngrënë” nga mësuesit e tij në fëmijëri.
Ai ka postuar një foto në Instagram brenda rrënojave, ku shprehet se është hakmarrë për shkollën që e ka traumatizuar mendërisht dhe fizikisht në fëmijërinë e tij. Postimi mori mijëra komente, ku shumë kritikuan veprimet e tij si destruktive dhe antiturke.
Caglar ka mbi 3 milionë ndjekës në Instagram dhe fansat e aktorit turk ishin të ndarë mes atyre që e mbështetën lëvizjen e tij dhe atyre që mendonin se po dërgonte mesazhin e gabuar për fëmijët e vegjël.
bal