Lajme

Halil Geci: Ja kush ishin bashkëpunëtorët e UDB-së që përndiqnin atdhetarët!

Veprimtari Halil Geci ka publikuar një video ku pretendon se paraqiten fakte dhe dëshmi për persona që, sipas tij, kanë bashkëpunuar me UDB-në dhe kanë përndjekur atdhetarët shqiptarë.

Geci akuzon për infiltrime dhe bashkëpunim me shërbimin jugosllav të sigurimit, duke përmendur edhe pjesëtarë të SHIK-ut të lidhur me rrethin e Hashim Thaçit. Ai thotë se dokumentet dhe materialet arkivore duhet të hedhin dritë mbi këto pretendime.

Postimi i plotë:

JA KUSH ISHIN BASHKËPUNËTORËT E UDB-së QË PËRNDIQNIN ATDHETARËT!

Kur spiuni dhe tradhtari i hapin rrugën vrasjes së atdhetarit, atëherë tradhtia bëhet armë kundër kombit.

Kjo është tragjedia më e madhe: kur tradhtari vihet në shërbim të pushtuesit, e ndjek, e denigron dhe e vret atdhetarin.

UDB-ja vepronte përmes strukturave që vetë i kishte formuar dhe aktivizuar. Ja, kjo video, me zë dhe fakte, tregon se kush ishin bashkëpunëtorët e Shehollit.

Dokumente dhe dëshmi historike, përfshirë materiale me pamje dhe zë, flasin për infiltrime dhe bashkëpunim me shërbimin jugosllav të sigurimit. Në këtë kontekst përmenden edhe pjesëtarë të SHIK-ut të lidhur me rrethin e Hashimit.

 

Të Ngjashme