Lajme

Hamas: Izraeli ka nisur ofensivën tokësore

Organizata terroriste Hamas, foli sonte për “përleshje të dhunshme” me ushtrinë izraelite në Rripin e Gazës. Forcat izraelite depërtuan në dy sektorë, sipas Hamasit.

“Ne po përballemi me inkursione tokësore izraelite në Beit Hanoun (në veri) dhe Bureij (Gaza qendrore). Përleshjet e ashpra po vazhdojnë”, tha në një deklaratë Brigadat Ezzedine Al-Qassam, krahu i armatosur i Hamasit.

Natën vonë, qielli mbi Gaza ndriçohej vazhdimisht nga shpërthimet dhe zjarret nga sulmet izraelite, sipas imazheve të transmetuara nga Agence France-Presse.

Sulmet e rënda filluan vonë të premten pasdite dhe arritën një intensitet të paprecedentë, më të rëndat deri më tani që nga shpërthimi i luftës trejavore me Hamasin.