Gjatë një bisede me Erjolën, Meritoni ka treguar ndjenjat e forta që ka për Ilnisë, ku shprehet se është i gatshëm edhe të bëjë një fëmijë me të dhe të krijojë familje.
Ndër të tjera Meritoni e shpjegon lidhjen e ngushtë me Ilnisën duke thënë se “hanë ushqim nga goja e njëri-tjetrit” dhe i lutet Zotit që sa më shpejt të krijojë familje me ish-banoren e BBV3.
Meritoni: E imja me Ilnisën është krejt ndryshe nga ajo që ti ke krijuar me Rozën dhe Julin.
Erjola: Mua nuk më ndodhi dashuri po një shoqëri.
Meritoni: Unë e Ilnisa e hamë bukën prej gojës së njëri-tjetrit.
Erjola: Edhe ne hamë me të njëjtin piru.
Meritoni: Si mundesh ta krahasosh se unë me Ilnisën dua të krijoj familje dhe të bëj një bebush të vogël.
Erjola: O inshallah, vetëm të të bëjë.
Meritoni: Inshallah o Zot ndodh një qikush i vogël.
Roza: Një fëmijë është gjë e madhe ë!
Meritoni: Po kismet Zotit ndodh inshallah.
Roza: Me të vërtetë dëshiron të bësh një fëmijë me Ilnisën apo e thua për të prekur zemrat e mamave.
Meritoni: Mos e thuaj ashtu sepse po bëj 29-vjeç dhe dua të bëj edhe një bebush për qejf. Si mundesh që të krahasosh dashurinë time me Ilnisën me shoqërinë tënde me Julin dhe me Rozën. E juaja është interes dhe e jona është ndjenjë.