Lajme

​Hamza premton rritje të pagave e pensioneve prej 50 për qind

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka premtuar se me të në krye të qeverisë, do të ketë rritje të pagave prej 50 për qind.

Hamza tha se kjo rritje do të jetë e përhershme dhe sipas tij, nuk do të jetë vetëm ndihmë në kohë të fushatave zgjedhore, por do t’iu mundësoj qytetarëve të kenë planifikim dhe parashikueshmëri.

Hamza premton rritje të pagave prej 50%

“Do të ketë rritje të pagave prej 50 për qind. Kjo do të jetë e përhershme, nuk do të jetë vetëm ndihmë në kohë të fushatave zgjedhore, por do të jetë e përhershme që qytetarët e Kosovës të kenë planifikim dhe të kenë parashikueshmëri. Kjo nuk i bie që punëtorët e Kosovës të sektorit publik ta marrin një pagë më shumë në vit, por kjo i bie që t’i marrin gjashtë paga më shumë. Dikush që e ka pagën sot 900 euro, i bie që t’i marrë diku 1 mijë e 350 euro me rritjen e pagës. Ai që e ka 800, i bie ta marrë pagën 1 mijë e 200 me rritje”, tha Hamza, raporton KosovaPress.

Ai po ashtu premtoi se do të ketë edhe rritje për 50 për qind edhe për pensionet e të gjitha kategorive, teksa shtoi se nuk do të ketë pagesë më të vogël se 250 euro.

Hamza premton edhe rritje të pensioneve prej 50 për qind

“Do të ketë rritje të pensioneve për të gjitha kategoritë, edhe për pensionistët kontributdhënës, edhe për pensionistët e moshës edhe familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës, veteranët edhe viktimat e dhunës seksuale dhe të gjitha kategoritë që përfitojnë prej buxhetit të Kosovës do të kenë rritje të përfitimeve të tyre për 50 për qind. Do të ketë edhe benificione të tjera, te familjet e dëshmorëve nuk do t’i detyrojmë të zgjedhin në mes pensionit të dëshmorit apo le të themi i ka tre deshmorë e duhet zgjedhur vetëm për një, sepse tek e fundit kjo nuk është ekuivalente me atë se çka kanë dhënë ata për këtë vend. Por është kujdes i shtetit në raport me kontributin e këtyre familjeve dhe natyrisht, prindërve të tyre që u takon pensioni i moshës, do ta marrin edhe pensionin e moshës”, tha Hamza.

Të Ngjashme