Lajme

Hamza thirrje diasporës: Regjistrohuni deri më 17 maj për ta bërë ndryshimin në Kosovë

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që të regjistrohen deri më 17 maj, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së diasporës në proceset vendimmarrëse për të ardhmen e Kosovës.

“Regjistrohuni deri më 17 maj dhe së bashku me ne, bëjeni ndryshimin që i duhet Kosovës. Mos lejoni askënd të na ndajë. Ju jeni pjesë e pandashme e atdheut tonë”, ka deklaruar Hamza.

Ai ka theksuar se diaspora mbetet një pjesë e rëndësishme e zhvillimit dhe forcimit të shtetit të Kosovës./teve1.info/

Të Ngjashme