ShowBizzz

‘Hapa sytë dhë pashë sërish Enin’, Genci Fuga emocionon me rrëfimet pas ndërhyrjes

Për herë të parë pas ndërhyrjes mjekësore të aktorit Genci Fuga, ai dhe Eni Jani ishin të ftuar në programin ‘E diela jonë’ me Ermal Peçi. Me doza shumë të larta emocionesh, rrëfimet e tyre sollën në ekran përjetimet njerëzore përballë momenteve kritike mes jetës dhe vdekjes.

Në një rrëfim prekës, Genci tregoi çastet e para pas ndërhyrjes teksa përmend disa herë se po jeton një jetë të dytë.

‘Kam qenë në botën tjetër dhe kur hapa sytë pashë portierin e Enit që është shumë e bukur. U gëzova që e pashë dhe që se kisha harruar që është gruaja ime dhe kemi ndarë shumë bashkë.’ – tha aktori duke shkaktuar emocione e ovacione tek publiku në studio.

I pyetur nga Ermali për momentet që përjetoi e nëse vdekja i erdhi në mendime, ai tha:

‘Është një errësirë mbrapa si skena që ka backstage, kam qënë prezent në një dimension tjetër. Në momentin e parë që hapa sytë ishte zhgënjimi që nuk komandoja dot trupin dhe aty mendova cilat do të ishin armët e mia për të vazhduar jetën. E dija që arma e vetme ishte dashuria dhe duhet të luftoja dhe mora statusin e pacientit bashkëpunues’

'Hapa sytë dhë pashë sërish Enin', Genci Fuga