ShowBizzz

Hapen hetimet/ Gerard Depardieu akuzohet sërish për ngacmim seksual

Prokuroria e Parisit njoftoi këtë të martë hapjen e një hetimi ndaj aktorit Gerard Depardieu, pas akuzës për sulm seksual gjatë xhirimeve të filmit “Les Volets Verts” të Jean Becker në 2021.

Paditësja 53-vjeçare, e quajtur Amelie, ka bërë padi në prokurorinë e Parisit më 23 shkurt. Ajo akuzon yllin e njohur të filmit për sulm seksual, ngacmim seksual dhe sharje seksiste.

Sipas një raporti të Mediapart, Depardieu dyshohet se e kapi atë nga beli dhe ia shtypi gjoksin, përpara se truprojat e tij të ndërhynin. “ Truprojat e tij e morën atë ,” tha Amelie për Mediapart. “Ai po bërtiste dhe po qeshte me vete. Ai më bërtiti: “Do të takohemi përsëri, dashuria ime“. Isha e habitur, isha e shqetësuar”, tha paditësja.

Sipas APE-MPE, ky është hetimi i tretë ndaj aktorit 75-vjeçar. Gerard Depardieu ka qenë nën mikroskop që nga viti 2020, pasi aktorja Charlotte Arnoul pretendoi se ajo ishte viktimë e përdhunimit në gusht 2018. Ai gjithashtu akuzohet për sulm seksual ndaj një ish-asistente të prodhimit në xhirimet e një filmi në vitin 2014./abcnews.al