Lajme

“Hapeni derën, është gjallë”, momenti kur vendasit çojnë shqiptarin në spital

Tjera pamje të rënda kanë dalë nga ekzekutimi i 53-vjeçarit shqiptar, Arjanit Rizaj në Ekuador.

Në videon e publikuar nga mediet vendase, shikohet makina e mbushur me plumba në të cilën iu bë atentat shqiptarit. Sakaq, në video dëgjohen qytetarët vendas teksa thonë që të hapet dera e makinës pasi kanë parë që Rizaj është gjallë.

Pamjet e rënda tregojnë shqiptarin e shtrirë në tokë teksa dëshmitarët okularë përpiqen të hapin derën e spitalit të zonës për ta futur brenda.

Arjan Rizaj shqiptar është ekzekutuar ditën e sotme në Ekuador. Vrasja e tij çuditërisht përkon me arrestimin e kreut të kompanisë “Bello”, Dritan Rexhepi, por nuk dihet nëse dy ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Sipas mediave ekuadoriane, viktima Arjanit Rizaj është vrarë para spitalit “Luis Vernaza”, teksa po qëndronte brenda një automjeti të parkuar.

Dëshmitarët e pranishëm në ato momente deklaruan se shqiptari u qëllua nga dy persona që po lëviznin me një motoçikletë të bardhë. Pavarësisht se u dërgua menjëherë për ndihmë të specializuar,  plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit i shkaktuan vdekjen.

Bashkëshortja e 53-vjeçarit të ndjerë ka deklaruar për hetuesit se ajo e pa skenën pasi ishte shumë pranë tij.

Ajo tha para hetuesve se nuk e dinte motivin e vrasjes dhe shtoi se mbijetonin me paratë që i dërgonte familjarët nga Shqipëria.