Lajme

Hapet aplikimi për 100 euro për punëtorët e sektorit privat, Murati jep detaje

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është hapur aplikimi për punëtorët e sektorit jo-publik për përfitim nga një masë mbështetëse financiare.

Sipas njoftimit, aplikimi bëhet online përmes formularit të Administratës Tatimore të Kosovës dhe secili i punësuar duhet të aplikojë individualisht, duke siguruar që të dhënat e dhëna të jenë të sakta, përcjell “Bota sot”.

Afati i aplikimit është deri më 5 qershor 2026, ndërsa llogaria bankare duhet të jetë domosdoshmërisht në emër të përfituesit, në të kundërt aplikimet refuzohen

Njoftimi i plotë

Hapet aplikimi për punëtorët e sektorit jo-publik

Aplikimin mund ta bëni duke plotësuar formularin në vijim:

https://apps.atk-ks.org/SubvencionimSecili i punësuar duhet të aplikojë individualisht, dhe të sigurohet që të dhënat e plotësuara të jenë të sakta.

Llogaria bankare duhet patjetër të jetë në emër të përfituesit.

Aplikimet që përmbajnë gabime, refuzohen.

Afati i aplikimit:

Deri me datën 5 qershor 2026.

Kush mund të aplikojë:

– Punëtorët në sektorin privat;

– Punëntorët në entitete jo-publike (OJQ);

– Punëtorët në entitete publike por që nuk marrin pagë nga buxheti përmes listës së pagave (Ndërmarrjet Publike, RTK etj).

Kriteri i përfitimit:

– Përfituesi duhet të ketë të ardhura mujore bruto jo më shumë se 1,000 euro;

– Punëtori duhet të jetë i deklaruar në ATK nga punëdhënësi me deklaratën e muajit prill (që është bërë deri me 15 maj).

Të Ngjashme