Lajme

Hapet konkursi për gradimin e policëve për gradën Toger

Policia e Kosovës ka shpallur konkurs për procesin e gradimit për gradën Toger, me 157 pozita të hapura për zyrtarët policorë që plotësojnë kriteret ligjore dhe profesionale.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai ka bërë të ditur se të drejtë aplikimi kanë të gjithë zyrtarët policorë me së paku dy vite në gradën Rreshter, si dhe zyrtarët me gradën Polic i Lartë që kanë të paktën 10 vite përvojë aktive në Policinë e Kosovës.

Afati për aplikim është deri më 12 qershor 2026.

“Ky proces shënon një tjetër hap konkret në reformimin dhe fuqizimin e sistemit të karrierës brenda policisë. Kështu garantohet më shumë mundësi avancimi për zyrtarët që për vite me radhë kanë shërbyer me profesionalizëm, integritet dhe përkushtim ndaj sigurisë publike. Për herë të parë po krijohet në praktikë mundësia që zyrtarët policorë të avancohen edhe në dy grada njëherazi, duke korrigjuar padrejtësitë dhe bllokadat e trashëguara që për një kohë të gjatë kanë penguar zhvillimin profesional të shumë pjesëtarëve të policisë”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Të Ngjashme