Lajme

Hapet spitali ditor brenda QSUT-së, Rama së shpejti pacienti i saj

Kryeministri Edi Rama i cili ishte sot për të parë nga afër spitalin ditor ftoi të gjithë qytetarët të mos hezitojnë por ti drejtohen spitalit shtetëror për të marrë shërbimet pasi me investimet tashmë në këto spitale standardet janë si ato të spitaleve jashtë Shqipërisë.

Hapet sot spitali ditor brenda Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, e para strukturë e këtij lloji në Shqipëri. Në një sipërfaqe prej 3500 metër katror, do të ofrohet shërbim shëndetësor për 65 mije pacientë me sëmundje kronike, por edhe të tjerë që do të kenë nevojë për terapi dhe një monitorim të vazhdueshëm nga mjekët.

Në këtë spital do të marrin shërbim pacientët të cilët kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale të vogla të cilat nuk kërkojmë më shumë se 24 orë shtrim në spital.“Me këtë vendosje që ne i bëjmë shërbimeve ambulatore në një kat të vetëm, optimizojmë fluksin e shërbimeve dhe lëvizjet e pacientëve të cilët kanë nevojë për shërbime të specializuara që nuk zgjasim më shumë se 24 orë dhe synojmë që të kufizojmë fluksin e lëvizjeve në spitalin qëndror’ tha ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu.

Kryeministri Edi Rama i cili ishte sot për të parë nga afër spitalin ditor ftoi të gjithë qytetarët të mos hezitojnë por ti drejtohen spitalit shtetëror për të marrë shërbimet pasi me investimet tashmë në këto spitale standardet janë si ato të spitaleve jashtë Shqipërisë.

Madje paralajmëroi se shumë shpejt do të jetë vetë ai një nga këta pacientë për tiu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

“Nëse do na shpikni dhe një vaksinë për virusin e mospërfilljes ndaj pacientëve në raste të caktuara do të ishte shumë mrië. Unë që e njoh sistemin nga brenda më shumë se një njeri që mund të vijë në spital e di shumë mirë që pjesa dërrmuese e mjekëve janë super, por mjaftojnë pak individë që janë të pavaksinuar me normat e edukatës e etikës në punë për të shkatërruar imazhin. Unë mund të flas edhe si pacient spitali që provova vetë, madje mund të vij prapë për një tjetër ndërhyrje. Kam një hernie inguinale, që ia kam mësuar dhe emrin. Se kësaj diskales nuk kërkon mjek se punoj me forcat e mija, me streç e vetëpërmbajtje që të mos ushtroj shumë në kolonën e lodhur nga basketbolli, por kësaj inguinales nuk kam çfarë i bëj. U them të gjithë atyre që më shkruajnë mesazhe i them shkoi në spitalin publik, qëndror se jeni në spital jashtështeti, tha Rama.

Një vit më parë, në prill 2023 Kryeministri Edi Rama kreu një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e appendisitit. Sipas zyrës së shtypit ndërhyrja ka rezultuar e suksesshme dhe gjendja shëndetësore e kryeministrit paraqitet e mirë.

Spitali ditor ndodhet aty ku ka qenë urgjenca e vjetër në QSUT.