Lajme

Hapet zyrtarisht baza e NATO-s në Kuçovë, ministri Peleshi: Aset për gjithë rajonin

Këtë të hënë është hapur zyrtarisht baza ajrore e NATOS në Kuçovë. Në fjalën hapëse, ministri i Brendshëm Niko Peleshi deklaroi se 4 Marsi i 2024 do të shënohet në histori si dita kur pilotët amerikanë dhe italianë fluturuan mbi qiellin e Koçovës.

Ai tha se Kuçova do të shërbejë si baza kryesore ajërore dhe si një pikë stategjike për operacionet stategjike të NATO, pavarësisht se Shqipëria është një vend i vogël.

“Ndjenja e krenarisë që sot provojmë është mëse e dukshme. Jo vetëm për faktin që një ekip ka punuar ditë e natë për këtë bazë, por edhe për faktin që një vend i vogël si Shqipëria ka nderin dhe privilegjin t’i ofrojë Aleancës këtë aset të vyer në skemën e saj të mbrojtjes kolektive. Edhe koha që në Kuçovë të ndihet jehona e avionëve të NATO-s, Kuçova do të shërbejë si baza kryesore për forcat tona ajrore.

Më lejoni, të shpreh falënderim për këdo që punoi për rikthimin në shkëlqim të plotë të bazës ajrore të NATO-s. Mirënjohje të gjithëve për prezencën dhe ndihmën tuaj. 4 marsi do të skalitet si dita kur pilotët amerikanë dhe italianë, fluturuan mbi qiellin e Kuçovës. Mbi këtë pistë miku i fundit ka fluturuar rreth 19 vite më parë. Është koha që në Kuçovë të ndihet jehona e avionëve të NATO-s, mbrojtësve të qiejve tanë në dekadën më të kërcënuar të historinë modern të rajonit dhe mbarë Evropës.

TS Poll - Loading poll ...

Do të shërbejë si baza kryesore për forcat tona ajrore, për të cilin investimi nuk do të reshtë deri në krijimin e një flote dinjitoze në shërbim të mbrojtjes së popullit tonë dhe aleatëve tanë. Ndihma dhe mbështetja që Shqipëria mund t’i japë vendeve fqinje na bën të ndihemi më të vlefshëm se kurrë më parë. Jo më larg se dy vite më parë askush nga ne nuk e kishte menduar se Evropa do të përballej me një agresion të tillë të egër ndaj një populli i pafajshëm, siç po ndodh në Ukrainë.

Gjithçka pritet nga fronit i lindjes dhe duhet të jemi të përgatitur të mbrohemi me të vetmen formulë fituese në tavolinë, bashkimin e forcave dhe kapaciteteve tona. Black Hock dhe dronët Bajraktar janë aktualisht në gatishmëri të plotë për të nisur fluturimet në bazë. Numri i tyre do rritet ndjeshëm në vijim. Aleatë shiheni këtë bazë si pike strategjike. Baza ka kapacitet për përballjen me fatkeqësitë natyrore. Nyje lidhëse për vendet e rajonit. Kemi plane edhe për Porto Romanon. Shqipëria do të vijojë përpjekjet e saj për të vendosur në përdorim të NATO-s edhe portin ushtarak të Porto Romanos që së bashku me korridorin strategjik 8 i siguron Aleancës tonë kalimin më të shkurtër nag brigjet e Adriatikut në Detin e zi,” tha ministri i Brendshëm, Niko Peleshi.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo