Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas zhvillimeve të fundit për dështimin e seancave për zgjedhjen e presidentit, duke thënë se mbrëmë është përmbysur autokrati Albin Kurti, duke shtuar se tani fjalën e ka sovrani.
I pari i AAK-së ka thënë se mbrëmë ka fituar Kushtetuta dhe ligji përballë, siç e quajti ai populistit Albin Kurti.
Ai tutje u shpreh se AAK-ja ka qenë bashkëpunuese dhe e angazhuar për tejkalimin e krizës politike, ndërsa kritikoi kundërshtarët për fokusim të tepruar në pushtet./teve1.info/
