Lajme

Haradinaj në Prizren: Kurti la Kosovën pa energji të veten, miliarda euro po shkojnë në Serbi

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, në tubimin e radhës zgjedhor të koalicionit me numrin 128 në Komunën e Prizrenit, ka adresuar kritika të ashpra ndaj pushtetit aktual, duke shpjeguar dështimet në sektorin e energjisë.

Ai ka thënë se ka në Kosovë persona që ju konvenon që Ramush Haradinaj të heshtë, por ai tha se këtë se ka bërë as në kohë të luftës.

“Ju e kuptonin pse unë skam heshtë, nëse skam heshtë pas Jasharajve, pas Jasharajve në Gllogjan e kam ndjekë rrugën e komandantit Adem Jashari, ka qenë zgjedhja ime. A mundem unë me hesht në Kuvend kur qytetarit të Kosovës i hiqet e drejta, e i jepet armikut tonë. Nuk muj me heqë. Në Aleancë jemi të edukuar mos me heshtë, po me i dalë përballë çdo padrejtësi që i bëhet vendit tonë”, ka thënë ai.

“Ja kam lanë dy kontrata për dy fabrika me prodhu energji. 2023 ka pas me prodhu, me pas na energjinë tonë, me shit qymyr, me pas rrymë me eksportu, faturat tona kanë pas me kanë ma të lira minimum 2 herë, mos me qu miliarda euro në Serbi”, ka thënë tutje Haradinaj.

“Ato 100 euro që na i jep për zgjedhje, çka na ndihmojnë kur na i merr në fatura të rrymës”, ka thënë Haradinaj që ka bërë thirrje për votim të Ardian Gjinit, kryetarit të Aleancës për Kryeministër të Kosovës.

Të Ngjashme