Lajme

Hargreaves: Pas certifikimit të rezultateve, partitë të bëjnë punën e tyre – formimin e institucioneve

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë ,Jonathan Hargreaves ka thënë se pas certifikimi të rezultateve nga zgjedhjet e 7 qershorit është koha që partitë politike ta bëjnë punën e tyre, të formojnë institucionet.

Ai kështu është shprehur pas një vizite që ka bërë në qendrën e numërimit në Prishtinë, bashkë me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, dhe me Ushtruesen e Detyrës së Kryetares së BE-së në Kosovë, Eva Palatova.

“U impresionova nga angazhimi i ekipeve të numërimit dhe vëzhguesve dhe u interesova për masat e reja të transparencës që janë futur në fuqi. Sapo të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, do të jetë koha që partitë politike të bëjnë pjesën e tyre dhe të krijojnë institucionet”, ka shkruar ai në Facebook./teve1.info/

Të Ngjashme