Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci ka zhvilluar një takim me Ministrin e Shtetit në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Florian Hahn, në kuadër të takimeve të tij gjatë Konferencës së Sigurisë në Berlin.
Gjatë takimit, Maqedonci dhe Hahn kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në rajon, thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe forcimin e partneritetit në fushën e mbrojtjes dhe industrisë ushtarake.
Një ndër temat e rëndësishme të diskutimit ishte edhe avancimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe forcimi i pozitës së saj në arenën ndërkombëtare.
Sipas njoftimit të ministrit, gjatë takimit, ministri gjerman Florian Hahn ka shprehur mbështetjen për proceset integruese të Kosovës dhe perspektivën e saj euroatlantike./teve1.info/
