LifeStyle

Harrojeni vishnjen! Ngjyra e kumbullës është “ylli i ri” i manikyrit

Vjeshta sjell sërish nuancat e errëta në manikyr, por këtë sezon ‘plum nails’, në një ton të thellë kumbulle, po shfaqet si një alternativë elegante ndaj vishnjes klasike.

Ndryshe nga vishnja dhe “black cherry”, ngjyra plum ka nën-nuanca të ftohta vjollcë dhe blu, duke i dhënë thonjve një pamje më moderne dhe “cool”. Ajo ruan atmosferën e ngrohtë dhe misterioze të ngjyrave të vjeshtës, por pa tonet e theksuara të kuqe.

Për një rezultat elegant, kjo nuancë duket veçanërisht bukur në thonj të shkurtër me formë ovale dhe me një përfundim shkëlqyes. Shkëlqimi e bën ngjyrën e errët të duket më e pasur dhe e përshtatshme si për ditën, ashtu edhe për mbrëmjen.

Për ato që preferojnë thonj më të gjatë, plum kombinohet shumë mirë edhe me formën bajame. Ndërsa për një pamje më moderne, mund të zgjidhet një formë e shkurtër, lehtë katrore.

Avantazhi i kësaj nuance është se nuk ka nevojë për dekorime. Vetë ngjyra është mjaftueshëm elegante për ta bërë manikyrin të dallojë, duke ofruar një ndryshim të thjeshtë dhe modern për sezonin e vjeshtës.

Të Ngjashme