Gjatë spektaklit të shkuar Graciano krijoi një bujë të madhe në shtëpinë e “Big Brother Vip” si dhe në rrjetet sociale pasi hodhi akuza për flirte të Romeos ndaj Erjolës.
Balerini nisi duke thënë nëpër shtëpi se do të ishte më mirë nëse Romeo do të ishte lidhur me Erjolën dhe jo me Heidin, ndërsa në Prime ai plasi bombën.
Ai tha se Romeo i ka shkruar Erjolës privatisht dhe i ka kërkuar të krijojnë një lidhje bashkë, pra para se të ishin pjesë e BBV.
Kjo akuzë u mohua nga dy protagonistët, ama Graciano vazhdonte me bindjen se ajo çka po thoshte ishte e vërtetë.
Mirëpo, pas spektaklit disa biseda duket se kanë sqaruar gjithë situatën.
Mesa duket nga video, ky ka qenë një plan i Gracianos për të goditur Romeon, mirëpo ai nuk e priste se Erjola nuk do të bëhej pjesë e këtij plani, kjo pasi ajo nuk është dakort t’i vendosë mbi shpinë Romeos diçka të pavërtetë.
Nga ana tjetër, Juli është shprehur se Erjola duhet të ishte bërë palë me Gracianon në këtë plan dhe ta kishin goditur Romeon pasi ai kështu do të dilte shumë keq.
lokimagazine