ShowBizzz

Harvey Weinstein dërgohet me urgjencë në një spital në Nju-Jork!

Harvey Weinstein i është dashur të shtrohet në një spital në Nju-Jork, për shkak të problemeve të shumta shëndetësore që po kalon, siç ka shpjeguar avokati i tij. Arthur Aidala tha për TMZ se ish-producenti i filmit ndodhet në spitalin Bellevue në Manhattan për t’u ekzaminuar. Ai shpjegoi se Weinstein është në gjendje të mirë shpirtërore dhe i lumtur me kujdesin mjekësor që po merr pas lirimit nga burgu.

Nuk bëhen të ditura problemet nga të cilat vuan, ndonëse thuhet se ai vuan nga sëmundje të zemrës, diabeti, apnea e gjumit dhe probleme me sytë. Në fakt, përfaqësuesja e Weinstein, Juda Engelmayer, e cilësoi dënimin me 16 vite burg, të vendosur nga një gjyqtar i Los Angelesit, si mizor për shkak të moshës dhe gjendjes së tij shëndetësore, pasi është diçka që ai nuk do të mund ta kryente.

Megjithatë, ky dënim u rrëzua më pas në Nju-Jork nga një gjykatë apeli, e cila do ta detyrojë atë të kalojë një tjetër gjyq në Big Apple. Një zëdhënës i Departamentit të Korrigjimeve të Nju-Jorkut tha për Associated Press se Weinstein mbetet në paraburgim në Bellevue.

Harvey Weinstein dërgohet me urgjencë në një spital në

Kush e filloi lëvizjen ‘Edhe unë’ kundër Harvey Weinstein?

Ishte viti 2017, fillimisht kjo lëvizje u shfaq si hashtag në rrjetet sociale për të denoncuar një sërë rastesh sulmesh dhe ngacmimesh seksuale, kryesisht në ambientet e punës: Alyssa Milano, e njohur për rolin e saj në ‘Charmed’, ishte një nga të parat që foli në Twitter (tani X) me rastin e saj duke përdorur hashtag ‘Edhe unë’. Gwyneth Paltroëw po ashtu ndau përvojën e sja me Harvey Weinstein. Rose McGoëan, një tjetër aktore e shquar, ishte gjithashtu ndër të parat që bëri akuza publike kundër Harvey Weinstein.

Ashley Judd ishte ndër ato që drejtpërsëdrejti e cilësonin Harvey Weinstein si një dhunues seksual.



bal