ShowBizzz

Hashim Thaçi u dënua me 25 vite burgin, reagon Edi Rama përmes Instagramit (FOTO)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në rrjetet sociale menjëherë pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, e cila këtë të mërkurë, më 16 shtator, dënoi ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, me 25 vite burg.

Rama zgjodhi një reagim të shkurtër, por të drejtpërdrejtë. Në llogarinë e tij në Instagram ai publikoi një imazh ku, mbi një hartë të Europës të rrethuar me tela me gjemba, shkruhet vetëm një fjalë me shkronja të mëdha: “MARRE”.

Postimi erdhi pak minuta pas publikimit të vendimit dhe ishte mënyra e zgjedhur nga kryeministri shqiptar për të shprehur qëndrimin e tij, pa shtuar një deklaratë tjetër shpjeguese.

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e shpallën Thaçin fajtor për katër akuza për krime lufte: vrasje, torturë, trajtim mizor dhe ndalim arbitrar. Ai u dënua me 25 vite burg.

Të Ngjashme