ShowBizzz

Hatërmbetje me Orin dhe Arbrin? Ish-banori i BBV3 ka dy fjalë edhe për Meritonin

Edhe pse ka disa muaj që edicioni i tretë i “Big Brother VIP” ka përfunduar, ish-banorët vijojnë që të jenë në qendër të vëmendjes.

Një ditë më parë, Julian Deda ka dhënë një intervistë për një emision televiziv, ku ka folur për projektet e tij si dhe marrëdhënien me ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

I pyetur nëse ka folur me dy opinioistët e BBV3, Arbër Hajdari dhe Ori Nebijaj, Juli tha “jo”.

“Jo, nuk na ka rënë rasti. Nuk kam asnjë lloj hatërmbetje nga Big Brother, në përgjithësi nuk kam asnjë”, tha aktori i dashur për publikun.

Ndërsa i pyetur nëse do t’i fliste Meriton Mjekiqit nëse do i dilte para, ish-finalisti u shpreh:

“Po si jo, i flas Meritonit. Si mos ti flas Meritonit sikur ça ka ndodhur. Po Meritonit duhet me i fol se ndihet keq pastaj”, tha Jul Deda.

Ky i fundit shtoi:

“Unë e kam thënë edhe aty brenda ‘çdo gjë fillon këtu, zhvillohet këtu dhe mbaron këtu’. Për mua ajo ishte një eksperiencë unike në jetën time, me njerëz që unë nuk kisha vendosur të rrija, ndenja. Me njerëz që unë nuk kisha vendosur të qeshja, qesha”, tha aktori i njohur.