Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka caktuar 7 qershorin për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.
Edhe përfaqësuesit e partive politike kanë shprehur pajtim që 7 qershori të jetë datë e zgjedhjeve, pas takimit që kanë pasur me ushtruesin e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka deklaruar se data më e kërkuar për të mbajtur zgjedhjet ishte 7 qershori. Edhe, Lushaku-Sadriu nga LDK ka bërë të ditur se LDK-ja mbështet 7 qershorin, në përputhje me kërkesat dhe kapacitetet organizative të institucioneve përgjegjëse.
Në të njëjtën linjë u shpreh edhe Ardian Gjini i AAK-së.
