Lajme

Haxhiu: Dokumentimi i krimeve të kryera nga Serbia, obligim moral ndaj viktimave dhe brezave që vijnë

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka përgëzuar stafin e Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, që ka nisur hartimin e listës së viktimave gjatë luftës në Kosovë.

Sipas listës preliminare në Kosovë janë vrarë 12.230 perona.

Haxhiku ka thënë se dokumentimi i krimeve të kryera nga Serbia është një obligim moral.

“Pas çdo numri është një jetë e ndërprerë, një familje që pret drejtësi dhe një dhimbje që nuk është shuar kurrë. Pikërisht për këtë, dokumentimi i së vërtetës nuk është vetëm një detyrë institucionale, por edhe një obligim moral. E vlerësoj veçanërisht punën e stafit të Institutit, i cili përballet çdo ditë me materiale dhe dëshmi të rënda, duke e trajtuar secilin rast me kujdesin profesional dhe njerëzor që meriton”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka thënë se duhet të dokumentohet çdo krim i kryer nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.

“Raporti i paraqitur këto ditë është dëshmia e parë e rëndësishme e këtij angazhimi. Instituti ka nisur ta krijojë evidencën zyrtare të viktimave, ndërsa puna duhet të vazhdojë me dokumentimin e masakrave, dëbimeve, dhunës seksuale, burgosjeve, torturave, varrezave masive dhe dëmeve të tjera të shkaktuara nga Serbia gjatë luftës. Kjo punë duhet të vazhdojë derisa asnjë viktimë të mos mbetet pa emër, asnjë krim pa u dokumentuar dhe e vërteta të mos mbetet vetëm në kujtesën e familjeve, por të zërë vendin që meriton në historinë dhe ndërgjegjen e shtetit tonë”, ka shkruar ajo./teve1.info/

 

Raporti preliminar i IKKL-së: Në luftën e fundit në Kosovë u vranë 12 mijë e 230 persona

Të Ngjashme