Lajme

Haxhiu: Edhe me dhjetë anëtarë KQZ-së s’i rrezikohet funksionimi, po e trajtoj çështjen

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, tha se ende është në trajtim të çështjes së emërimit të anëtarit të dhjetë në KQZ.

Pas pretendimeve të LVV-së dhe PDK-se për këtë pozitë, Haxhiu e la të hapur edhe mundësinë që KQZ të funksionojë edhe me dhjetë anëtarë.

“Jam në trajtim të kësaj çështjeje dhe me dhjetë anëtarë të KQZ-së aspak nuk rrezikohet as certifikimi i partive politike e të tjerat. Fuqia politike, proporcionaliteti dhe përfaqësimi janë parime që nuk duhet t’i shkelim”, tha ajo.

Ajo foli edhe për shkarkimin të shefit të Misionit të Kosovës në Vatikan, Vehbi Miftari.

“Nuk do ta quaja shkarkim. Çdo kthim nga misione diplomatik…Ka nevojë që shërbimi i jashtëm të funksionojë. Krahas kësaj janë bërë 8 emërime, tri lirime”, tha Haxhiu.

Të Ngjashme