Lajme

Haxhiu: Ferizaji sonte ia qiti pikën fitores së madhe!

Albulena Haxhiu, pas hapjes së fushatës zgjedhore, ka reaguar në Facebook duke vlerësuar atmosferën në Ferizaj si një sinjal të fortë të mbështetjes për subjektin e saj politik.

Ajo ka shkruar se “Ferizaji sonte ia qiti pikën fitores së madhe”, duke theksuar se salla ishte e mbushur plot, me zëra të bashkuar dhe vendosmëri të dukshme në çdo fytyrë të të pranishmëve.

Ajo shtoi se me këtë ritëm, rruga drejt zgjedhjeve të 7 qershorit po shihet si e sigurt për fitore.

Postim i plotë:

Ferizaji sonte ia qiti pikën fitores së madhe!

Salla e mbushur plot, zërat e bashkuar, vendosmëria në secilën fytyrë.

Fushatë e gjallë, e fortë dhe e pathyeshme. Me këtë energji, ne po ecim bashkë drejt fitores së 7 qershorit.

Krejt për shtet e shtet për krejt.

Të Ngjashme