Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka shprehur solidaritet me Francën përballë zjarreve që kanë përfshirë vendin.
Ajo tha se Kosova është e gatshme të ofrojë ndihmë, brenda kapaciteteve të saj shtetërore, në shuarjen e zjarreve dhe operacionet e kërkim-shpëtimit.
Haxhiu theksoi se Kosova qëndron pranë popullit francez në këtë periudhë të vështirë.
Ajo shprehu mbështetje edhe për të gjitha ekipet që po punojnë për mbrojtjen e jetëve dhe komuniteteve të prekura.
Sipas saj, solidariteti është thelbësor në përballimin e fatkeqësive të tilla.
