Kryetarja e Kuvendit të Kosovës , Albulena Haxhiu ka thënë se Kosova i është mirënjohese Gjermanisë për miqësinë dhe ndihmën ndaj Kosovës.
Në pritejn e organizuar nga ambasada e Gjermanisë në Kosovës me me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, Haxhiu ka përmendur edhe mërgatën nga Kosova që jetojnë e veprojnë në Gjermani.
Ajo ka thënë se ata e pasurojnë miqësinë me Gjermaninë.
“Sot, shqiptarët e Kosovës që jetojnë e punojnë në Gjermani e pasurojnë këtë miqësi me gjithçka që u japin të dyja vendeve. Në këtë mbrëmje feste ndava edhe gëzimin për zgjedhjen e Presidentes së re, Justina Shiroka-Pula, dhe mundësinë që kemi për të ecur përpara me stabilitet institucional. Me krenari fola edhe për përfaqësimin e grave në drejtimin e shtetit tonë, një arritje që na ngarkon me përgjegjësinë për t’u hapur rrugë grave të tjera. Gjermanisë i jemi mirënjohës për miqësinë dhe përkrahjen në rrugën tonë evropiane. Duam që kësaj rruge t’i japim siguri përmes punës sonë dhe që përparimi i Kosovës të gjejë mbështetjen e merituar”, ka shkruar ajo.
