Lajme

Haxhiu pritet të jetë e propozuara e LVV-së për kryetare të Kuvendit

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje sërish do të shkojë me emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

Konjufca tha se ndonëse këtë gjë s’e kanë biseduar ende, emri i Haxhiut do të vendosen në mbledhjen e radhës së kryesisë së kësaj partie.

“Jo, deri tash nuk e kemi biseduar atë çështje, por këto do të merren brenda organeve të Vetëvendosjes, në mbledhjen e ardhshme të kryesisë me gjasë që vendoset gjithçka. Por, unë mendoj që kryetarin e Kuvendit e kemi tashmë të vendosur, ai është zonja Haxhiu dhe ky me gjasë që do të jetë po ashtu propozimi i njëjtë”, tha Konjufca,

Seanca për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës është thirrur me 6 gusht.

 

Të Ngjashme