Ditën e sotme, Heidi Baci, ish-banorja e Big Brother VIP Albania, feston ditëlindjen e saj.
Urimi i parë publik nuk ka ardhur nga Romeo por nga nëna e saj, Lajla, e cila ndau një mesazh të ngrohtë në rrjetet sociale, duke postuar disa foto me fëmijët e saj.
Nëna e Heidit, Lajla, shprehu dashurinë e saj në një postim ku shkruante:
“Shumë urime për ty zemra ime”, duke shoqëruar mesazhin me disa momente të veçanta familjare.
Ndërkohë, fansat janë në pritje të urimit të Romeos, duke qenë se kjo është ditëlindja e parë që ata festojnë së bashku si çift, pas eksperiencës në shtëpinë e famshme të Big Brother VIP Albania.
lokimagazine