ShowBizzz

Heidi Baçi për përvojën në ‘Grande Fratello’: ‘Më shkaktoi ankth…’

Heidi Baçi, një nga konkurrentet që bëri bujë me pjesëmarrjen në ‘Grande Fratello’, për shkak të historisë me konkurrentin Massimiliano Varrese.

Pas vizitës së babait të saj, la në mes garën për çmimin e madh, sepse i ati nuk dëshironte që të lidhej me aktorin, për shkak të diferencës së madhe në moshë.

Gjatë një bisede me banorët, Heidi tregoi se pas daljes nga ‘Grande Fratello’, ka përjetuar ankth prej famës që mori.

Edhe erdhe këtu? – i tha një nga banorët, ndërsa ajo u shpreh se e ka kaluar dhe është mësuar me famën.

Heidi: Kur hyn aty ti nuk e din se çfarë do të ndodhi. Je ti me ata 20 vetë dhe je në rregull. Kur dola mua më shkaktoi ankth. Mu bë e kundërta. Dhe prisja që të kalonin ditët që të harrohej dhe të isha prapë e qetë.

Banorja: Edhe erdhe prapë këtu ti!

Heidi: Jo, jo se tani është ok, sa të mësohesh pastaj e shfrytëzon. Momenti i parë për mua ka qenë i keq. Ideja që të dalësh në rrugë dhe të njohin ma hiqte trurin.

Roza: S’je mësuar

Heidi: Mua më pëlqen, por jam shumë e rezervuar si njeri.