Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Baçit.
Prej ditësh po thuhet se dyshja i kanë dhënë fund marrëdhënies që nisi brenda reality show-t, ‘Big Brother Vip’, ndërsa nuk pati asnjë reagim nga ana e tyre.
Derisa vetë Heidi vendosi të postojë një status në profilin e saj të Twitter, të cilin e fshiu shumë shpejt.
‘Ju kam shumë xhan ! Nuk dua t’ju mërzis. vetëm Kaq doja tju thoja. Un jam mirënjohëse. Faleminderit për te gjitha’– ka shkruar ajo, ku duket se në këtë mënyrë ka pranuar ndarjen nga Romeo.