Përballja e Rozës dhe Heidit të shtunën që lamë pas ka qenë mjaft e komentuar në rrjetet sociale duke e ndarë publikun në dy pjesë.
Mirëpo debati mes dy vajzave brenda shtëpisë së Big Brother VIP paska agravuar deri në dhunë, moment të cilin Heidi e rrëfeu në spektaklin e shkuar dhe Roza e mohoi në mënyrë kategorike.
Rrjeti ka “gërmuar” dhe ka bërë publike një moment brenda shtëpisë që nuk është transmetuar për publikun deri më tani.
Në një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, tregohet momenti kur Arta, Rikja, Ledjona dhe Egla bisedojnë për debatin që patën vajzat, ku Arta shprehet se Heidi ka patur shenja në dorë.
Në një moment të dytë shfaqet Roza kur në mbrëmjen e “Prime” afrohet drejt Albit dhe i thotë: “Shyqyr që nuk nxorën atë pjesën”
lokimagazine