ShowBizzz

Heidi mahnit me asetet, 53-vjeçarja shfaqet sensuale gjatë pushimeve

Heidi Klum po shijon pushimet e saj dhe ka ndarë me ndjekësit një video nga hoteli ku po qëndron, duke tërhequr vëmendjen me pozat e saj sensuale.

Në videon e publikuar në Instagram, 53-vjeçarja shfaqet me shpinën kthyer nga kamera, teksa hap perdet e dhomës dhe më pas ecën ngadalë drejt skajit të tarracës. E veshur me bikini ngjyrë vjollcë dhe me një çantë mbi shpatull, modelja ndalet për pak çaste për të shijuar pamjen.

Klum më pas kreh flokët me duar dhe, në pamjet e tjera, kthen fytyrën nga kamera përpara se të rikthehet në dhomën e saj.

“Ditë e bukur vere. Dua që të mos mbarojë kurrë”, shkroi ajo në mbishkrimin e videos.

Kohët e fundit, modelja ka ndarë në rrjetet sociale materiale gjithnjë e më të guximshme nga pushimet e saj.

Disa ditë më parë, Klum publikoi edhe një fotografi ku pozonte pa bluzë, ndërsa kishte veshur vetëm të brendshme dhe një shall që i mbulonte pjesërisht gjoksin, shkruan tch. Në imazh, ajo shfaqej me sytë mbyllur dhe rrezet e diellit që krijonin një efekt hijesh në fytyrën e saj.

“Mirëmëngjes”, shkroi Klum në atë postim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Heidi Klum (@heidiklum)

Të Ngjashme