
Heidi ka folur për eksperiencën e saj të mëparshme në Big Brotherin italian. Ajo tregoi se kishte zbuluar disa fjalë të pakëndshme të thëna nga një banore që ajo besonte se ishte mikja e saj. Dhe mendohet se i referohet Letizias.
Heidi filloi të fliste për faktin se banorët nuk dinë gjithçka që ndodh brenda shtëpisë, ndryshe nga publiku. Në kuptimin që nëse njëri flet pas shpine, tjetri jo gjithmonë e merr vesh, ndërkohë që publiku sheh gjithçka dhe vëzhgon dinamikën me shumë objektivitet dhe qartësi.
“Aty ishte një vajzë që më dukej e mirë dhe jashtë më dërguan të gjitha videot”, tregoi Heidi.
Deklarata e saj ka marrë vëmendjen e italianëve të cilët vazhdojnë të ndjekin ecurinë e saj edhe në Big Brother Albania. Disa komentues në Twitter shprehen se Heidi e ka me ish-banoren e Grande Fratello, Letizian.