Horoskopi

“Hëna e plotë do ju ….”, Horoskopi i qershorit sipas Meri Shehut

Hyrja e stinës së verës dhe energjia diellore paralajmërojnë ditë më të bukura për shenjat e horoskopit. Sipas parashikimit mujor nga Meri Shehu në “Rudina” në Tv Klan, hëna e plotë në Shigjetar që në ditët e para të muajit do të na frymëzojë për të udhëtuar.

Më pas, kalimi i Afërditës në një shenjë zjarri si Luani do të ndezë pasionet kurse lidhja e saj me Plutonin e pushtetshëm do ta ngjyrosë me xhelozi. Muaji i Binjakëve do të favorizojë lidhjet dhe konsolidimin e tyre duke vendosur dashurinë në plan të parë.

Meri Shehu: Fillojmë direkt Qershorin me një hënë të plotë në Shigjetar, në datën 3-4 që bëhet një hënë  e plotë e zjarrtë. Shigjetari na çon më lart, më larg, është aventurier dhe gjithmonë kemi dëshirë të njohim vende e kultura të huaja, jemi të lidhur me botën e jashtme. Lidhja midis nesh dhe botës së jashtme do jetë shumë e fuqishme ose dëshria për të kompromentuar dëshirat tona me dëshira për kultura të huaja. Është hënë e zjarrtë dhe në Shigjetar do na japë dëshirën për të udhëtuar me mendje,  me shpirt, me trup.

Rudina Magjistari: Cilat janë datat më të rëndësishme të këtij muaji?

Meri Shehu: 3-5 por hënën e plotë do ta shoh si zhvillim kulminant në datën 5 sepse futet Afërdita në Luan dhe deri në atë datë do jetë në Gaforre që na mban ngrohtë, në shtëpi, me njerëzit e dashur që e dimë që na duan, por në datën 5 ne do duam të marrim dashuri, të japim dashuri dhe të jemi erotikë pafund. Menjëherë sapo hyn Afërdita në Luan përballë tij në Ujor ndodhet Plutoni. Plutoni i jep një ngacmim të madh Afërditës në Luan dhe do e bëjë pak xheloze, pak zotëruese, jo tradhtare, por sikur njeriu devijon nga linja e qëndrueshme dhe do futet në pasione më të zjarrta.

Më pas Afërdita do lidhet me Jupiterin në Dem dhe ata njerëz që e kanë tepruar ose menaxhuar keq energjitë e tyre nuk do e gjejnë zhvillimin e mirë rreth mesit të muajit Qershor dhe këtu duhet të kenë kujdes Demët, Luanët, Ujorët dhe Akrepët. Por mund të kemi fejesa, martesa dhe lidhje shumë të fuqishme. Do e shihja Qershorin si një muaj lidhjesh ose si një muaj i Afërditës. Është muaji i Binjakëve sepse dielli është futur në Binjak dhe në datën 18 kemi hënën e re në Binjak, që do japë zhvillime dhe hapje të reja por që gjithmonë kompromentohen nga Neptuni në Peshk. Megjithatë, unë do ta quaja Qershorin muaj erotik, thellësisht erotik.